MENU
klinika

"‘Vetë Vulosja’, pa top, pa portë, bën golin e vet!"

Agron Gjekmarkaj ironizon zgjedhjet për postin e kryetarit të PD

29.07.2023 - 14:20

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar procesin zgjedhore që po organizon PD për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në një kohë që Grupi Parlamentar i kryesuar nga Gazment Bardhi ka dal kundra zhvillimit të këtij procesi, një pjesë e demokratëve po zhvillojnë garën mes dy kandidatëve, Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.

Gjekmarkaj i ka quajtur demokratët që po zhvillojnë sot proces zgjedhor si “Vetë Vulosja” që sipas tij po ‘shpik votues imagjinar”.

“Vetë Vulosja ecen perpara. Pa top, pa portë, ben golin e vet -feston, brohoret dhe në fund i rrasë një vule- fap. Shpikja e votuesit imagjinar nuk ishte parashikuar as nga Bill Gates. Qerratai yne e bëri”, ironizon Gjekmarkaj.

Për garën në PD, Grupimi i Gazment Bardhit i përkrahur nga deputetët demokrat ka anuluar vendimin e Kryesisë blu, me anë të një mbledhje të Këshilli Kombëtar.

Ndërkohë që demokratët e Lulzim Bashës kanë anuluar vendimet e Bardhit në Kryesi dhe në Komisionin e Etikës.

Gara e 29 korrikut është dërguar për anulim në Gjykatën e Tiranës nga Gazment Bardhi dhe Grupi i PD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha pas votimit për kreun e ri të PD-së

“Jemi përballur me sfida dhe sulme nga më të padenjat!”