Gazetari Igli Çelmeta ndodhet sërish sot në Borizanë në Krujë pranë gurores e cila u bë ‘mollë sherri’ për dhunimin barbar të dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja, nga anëtarë të fisit të ish-deputetit të PS Rrahman Rraja.
Kanë folur sot disa prej banorëve, të cilët thonë se pavarësisht dhunës së rëndë dy ditë më parë, gurorja vijon punën pa u shqetësuar.
“Kemi bërë 40 denoncime, por i kanë lënë në sirtar. Në Dukagjin ka 100 vjet që nuk ikën gjakmarrja, tani shteti e ka fut edhe në Krujë. Nuk ka shtet këtu o vlla. Këtu nuk ka kriminelë, por të parët janë policët e Fushë-Krujës dhe të dytët vijnë në Tiranë që nuk i komandojnë të Fushë-Krujës. I bëj thirrje Edi Ramës sepse keni për ta bërë gjakderdhje kot. A mund t’i dalin familjes para me gjithë atë dhunë që kanë bërë? Unë më mirë pranoj vdekjen se atë dhunë barbare, se nesër pasnesër më thotë gruaja ‘mos e ngre zërin se të kanë rrahur e s’ke surrat të më shohësh’. A ka shtet a jo, a të shkojmë të vrasim veten a çfarë të bëjmë… Prej shtëpie na nxorën. Kanë hyrë në hamësi dy fiset më të mëdha të Krujës, se keni për t’ia dëgjuar krismën po nuk ndërhyri shteti”, tha një nga banorët.