Victoria Beckham thuhet se po planifikon të ribashkohet me grupin e saj “The Spice Girls” në 30 vjetorin e themelimit.
“Spice Girls” po planifikojnë një event madhështor në skenën piramidale të Glastonbury-t vitin e ardhshëm (2024).
Victoria Beckham, e cila performon si Posh Spice së bashku me anëtaret e tjera të grupit Emma Bunton, Geri Horner, Mel Brown dhe Mel Chisholm kanë ofruar të gjithë disponueshmërinë e tyre të përkohshme dhe kanë rënë dakord për datat e turneut vitin e ardhshëm.
“Për herë të parë në vite, grupit ikonë të vajzave, i cili ka bërë turne si një grup prej katër vetash deri tani, do t’i bashkohet edhe Victoria Beckham.” tha një burim.
Ditëlindja e 50-të e Victoria-s po ashtu përkon me të njëjtën datë me 30-vjetorin e grupit “The Spice Girls”.
Grupi i tyre dominoi listat në vitet ’90.