SHBA ka njoftuar së fundmi se po shqyrton një kërkesë të Ukrainës për ta furnizuar atë me bomba thërrmuese, mirëpo ky vendim e ka vendosur në qendër të kritikave, jo vetëm nga grupet e të drejtave të njeriut, por edhe nga shumë vende, pasi kjo armë është e ndaluar në 120 të tilla.
Predha 155 milimetrash e mbushur me 72 bomba që shpojnë forca të blinduara dhe vrasin ushtarë, mund të godasë nga 20 milje larg dhe t’i shpërndajnë ato në një zonë të gjerë.
Në këtë kontekst, do të ishte vërtet e vlefshme për Ukrainën në fushë-betejë. Bombat thërrmuese mund t’u japin forcave ukrainase një avantazh në sulmin ndaj Rusët nga llogoret dhe fortifikimet e tyre përgjatë frontit 620 milje të gjatë.
Mirëpo, ato futen në kategorinë e armëve të shkatërrimit në masë ose armëve që përbëjnë një rrezik të rëndë dhe të vazhdueshëm edhe për qytetarët.
Siç shkruan “New York Times”, armët e përdorura sot nga Rusia dhe Ukraina, thuhet se lënë deri në 40 për qind plehra të shtrira përreth dhe ato do të mbeten një kërcënim për popullin e Ukrainës, pavarësisht nga rezultati i këtij konflikti.
Për më tepër, dërgimi i municioneve thërrmuese në Ukrainë përbën një përshkallëzim të qartë të një konflikti, që tashmë është bërë shumë brutal dhe shkatërrues.
Për më tepër, kjo lëvizje e SHBA-së në mënyrë të pashmangshme do ta vendosë atë disi në kundërshtim me aleatët e saj perëndimorë dhe çdo ndarje e perceptuar në atë aleancë është pikërisht ajo që dëshiron dhe ka nevojë presidenti rus Vladimir Putin.
Gjithashtu, avantazhi ushtarak i Ukrainës nga këto armë shkatërruese, me shumë gjasa afatshkurtër, nuk do të peshonte më shumë se dëmi ndaj civilëve në Ukrainë.