Britney pritet ta publikojë librin “The Woman In Me”, këtë tetor, më saktë në 24 tetor, teksa pritet të tregojë aspektin, këndvështrimin dhe ndjesitë e jetës së saj, sidomos ato të periudhës 2008-2021, kur për 13 vite Jamie Spears kontrollonte cdo detaj të jetës të së bijës, përfshirë edhe ngjyrën që do të kishtë dollapi në kuzhinën e saj.
Shumë është thënë në lidhje me marrëdhënien e tyre, gjendjen mendore të artistes, gjyqin dhe marrëdhënien me fëmijët e saj, histori këto që pritet të sqarohen përfundimisht.
Në webiste-n zyrtar të Spears nuk ka shumë detaje, teksa thuhet se libri përshkohet nga një “sinqeritet dhe humor i jashtëzakonshëm”, megjithatë burimet pranë saj konfirmojë se do të ketë mjaft detaje dhe gjëra që fansat mezi kanë pritur t’i mësojnë.
Ndërkohë për shkrimin e tij, artistja ka pasur edhe ndihmën e Sam Lansky për të përfunduar kujtimet e saj dhe për të pasur një punë sa më cilësore dhe tani ne mezi po presim të dalë.