MENU
klinika

Dhuna në Krujë

Rrahman Rraja dorëzon mandatin në Kuvend

10.07.2023 - 10:18

Rrahman Rraja ka dorëzuar sot në Kuvend zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i deputetet të PS.

Rraja dha dorëheqje pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë, kur vëllezërit e tij, djali i tij dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja kanë dhunuar barbarisht dy kushërinjtë, Jashar dhe Bilbil Maja.

Rraja dha dorëheqje dy ditë më parë, ndërsa kërkoi ndjesë publike për dhunën që familjarët e tij kanë ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja.

Tashmë vendin e tij në Kuvend pritet ta zërë Arkend Balla. Balla në zgjedhjet e 2021 ka arritur të fitojë 1811 vota.

Kujtojmë që të afërmit e deputetit Rrahman Rraja dhunuan Bilbil dhe Jashar Majën, pasi këta të fundi ishin ankuar se shpërthimet me dinamit në guroren e vëllait të deputetit u ishin dëmtuar shtëpitë, përgjegjësi ka ministria e Mjedisit.