MENU
klinika

Analiza

“Gozhda del me gozhdë”, strategjia e Putin me aleatët

14.07.2023 - 08:30

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është personaliteti i fundit, i konsideruar e afërt me Vladimir Putin që duket se i ka kthyer shpinën liderit rus. Ndalimi i zgjerimit të NATO-s ishte një nga arsyet që Putin dha për pushtimin e tij në Ukrainë, por udhëheqësi rus tani përballet me një aleancë edhe më të madhe prej 32 anëtarësh në vend të bllokut prej 30 anëtarësh të paraluftës, pasi Erdogan hoqi dorë nga kundërshtimi për anëtarësimin e Stokholmit. Suedia tani do t’i bashkohet Finlandës në braktisjen e dekadave të neutralitetit. Kthesa e papritur e Erdoganit vjen pak më shumë se dy javë pasi udhëheqësi mercenar i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin organizoi një rebelim kundër presidentit rus. Ai gjithashtu pason “tradhtinë” e një lideri tjetër që ka treguar solidaritetin e tij me Putinin, hungarezit Viktor Orbán.

FILE – In this Wednesday, Jan. 8, 2020 file photo, Turkey’s President Recep Tayyip Erdogan, right and Russia’s President Vladimir Putin, left, talk during a ceremony in Istanbul for the inauguration of the TurkStream pipeline. Russia is set to host a meeting of Libya’s rival leaders Monday, Jan. 13, 2020, a mediation effort closely coordinated with Turkey. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)

Goditje nga Erdogan

Presidenti turk ka ecur në një vijë të ngushtë midis opozitës ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe mbajtjes së lidhjeve të ngushta me Putinin, madje duke promovuar “marrëdhëniet speciale” të vendit të tij me liderin rus. Erdogan refuzoi t’i bashkohej sanksioneve perëndimore kundër Moskës, edhe teksa Kievi përdorte drone të prodhimit turk ndaj forcave ruse. Ai ndihmoi gjithashtu OKB-në të ndërmjetësonte me Rusinë për rifillimin e eksporteve të grurit nga Ukraina, duke shmangur një krizë të mundshme globale ushqimore. “Turqia nuk ka qenë kurrë një aleat në kuptimin formal, por nuk i është bashkuar embargos kundër Rusisë dhe ka qenë një partner tregtar,” tha Timur Kuran, profesor i shkencave politike në Universitetin Duke në Karolinën e Veriut.Kuran tha se ishte e dukshme që Erdogan kishte miratuar pranimin e Ukrainës në NATO. Ai e lejoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të kthehej nga Turqia me komandantët e ish-garnizonit të Ukrainës në Mariupol, dhe hodhi poshtë kundërshtimet e saj për hyrjen e Suedisë në NATO, “brenda 72 orësh”. “Nëpërmjet këtyre lëvizjeve dhe më shumë, Turqia e ka poshtëruar Rusinë në mënyrë të dukshme dhe ka shtuar izolimin e saj”, argumentoi Kuran për “Newsweek”.

Braktisja nga Orban

Si një nga anëtarët e NATO-s, Turqia ka të drejtën e vetos për të bllokuar çdo vend që të anëtarësohet, ashtu si edhe Hungaria, e cila më parë kishte mbajtur anën e Ankarasë në kundërshtimin e anëtarësimit të Stokholmit. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i konsideruar si aleati më i madh i Putinit brenda BE- së, iu referua Zelenskyt si një “kundërshtar” disa javë pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën në shkurt 2022. Ai ka kritikuar sanksionet ndaj Rusisë dhe qeveria e tij është përmbajtur nga furnizimi me armë i Ukrainës. Ndërkohë, Rusia i siguron Hungarisë burime energjetike dhe është e përfshirë në ndërtimin e termocentralit të ri bërthamor Paks II. Por, në mars, nënkryetari i parlamentit hungarez Csaba Hende njoftoi se Budapesti pritej të votonte në favor të anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Aleatët e rinj

Sakaq, pavarësisht përballjes me sanksione të paprecedenta perëndimore që synojnë të gjymtojnë ekonominë e vendit, Putin ka shfrytëzuar burimet e mëdha natyrore të Rusisë për të zgjeruar ndikimin e saj në të gjithë globin. Veçanërisht, Rusia ka forcuar lidhjet me lojtarët kryesorë si India, e cila ka blerë naftë ruse me zbritje në sasi rekord, dhe Kina, e cila ka rritur ndjeshëm konsumin e saj të energjisë ruse. Kështu, Rusia nuk ka humbur kohë për të mbushur boshllëkun e lënë nga kombet e tjera. Tani ajo po shfrytëzon mundësinë për të krijuar një aleancë me Kubën, në mes të krizës ekonomike të thelluar të vendit ishullor. Vendi ka rritur eksportet e naftës në Kubë me norma shumë të favorshme dhe ka rikthyer fluturimet direkte midis dy vendeve. Për më tepër, Rusia ka ndërmjetësuar marrëveshje fitimprurëse në sektorë të ndryshëm, dhe Kuba në krizë, ka “përqafuar” çdo ndihmë të ofruar. Ricardo Torres Perez, një ekonomist kuban dhe studiues në Universitetin Amerikan në Uashington, DC, tha megjithatë, se angazhimi i Rusisë me Kubën shkon përtej interesave të pastra ekonomike, ajo po kërkon të krijojë aleanca. “Rusia nuk po kërkon vetëm tregje. Ajo po kërkon aleatë. Ajo ka nevojë për aleatë,” tha Perez për The Messenger.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN