MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur fëmija ka kollë, si ta qetësojmë?

31.07.2023 - 10:35

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur fëmija ka kollë, si ta qetësojmë?

Mjeku: Mjeku këshillon disa masa të thjeshta, vlejnë për të gjitha tipet e kollës.

Jepini të pijë më tepër lëngje, sidomos të ngrohta (jo të nxehta).
2. Lagështoni mjedisin me mjetet e mundshme.
3. Lirojeni nga veshja e tepruar.
4. Bëni avull me ujë (pa lëndë të tjera) ose me aparat.
5. Për fëmijët mbi një vjeç, një filxhan qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë, 3 herë në ditë (jo për fëmijët nën një vjeç). Më të rriturve, një karamele me mente.
6. Largojeni nga mjediset ngacmuse (ku pihet duhan, përdoret gaz për ngrohje etj).
7. Nëse mbas kollës vjell ushqimin, jepeni më shpesh dhe në sasi të vogël.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.