E vështirë të zgjedhësh më të bukurën shqiptare, kur prej vitesh punon me më të bukurat, por për fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha, ka gjithmonë një emër që bën diferencën. Me projekte të njëpasnjëshme dhe më hapësira të pafundme për vajzat shqiptare, Berisha është një prej ambasadorëve tanë që të bukurën e ka çuar në nivele mjaft të larta.
Emrat me të cilët ka punuar janë me dhjetëra, modele që tashmë janë transferuar në Amerikë apo edhe të tjera që jetojnë në Shqipëri, Kosovë apo diasporë, megjithatë për Berishën, për momentin është një emër “perfekt nga të gjitha anët”.
I ftuar në “Pushime on Top” gjatë një vizite të fundit në Shqipëri, Fadil Berisha foli edhe për shumë prej projekteve që ka në Shqipëri dhe me modelet shqiptare, në veçanti.
Kështu, i pyetur se cila është modelja që ai do ta veçojë për momentin, Berisha zgjedh Trejsi Sejdinin: “Ka shumë, po kemi një vajzë që është Trejsi Sejdini. Kur e pashë në fillim me ata sy, trupin e gjatë, shpatullat. Çdo gjë e ka perfekte. Është perfekte në të gjitha anët…”, – tha Berisha duke shtuar se tashmë me Trejsin kanë firmosur një kontratë në Miami.