Elafonisi në Kretë është plazhi më i bukur në botë, sipas një sondazhi të ri online, i cili prezantoi qindra plazhet më të mira në planet. Sipas të dhënave që u bënë publike, mijëra vizitorë dynden çdo vit në këtë cep të Kretës, ku temperatura mesatare në muajt e verës është 30.4 gradë Celsius. Ata e duan për shkak të pastërtisë së plazhit dhe kushteve të motit të verës.
Blogerja e udhëtimeve, Hayley Warren, komentoi rezultatet e sondazhit si më poshtë:
Është e lehtë të kuptosh pse Elafonisi doli në krye, me rërën e tij mahnitëse rozë dhe peisazhin unik, nuk është vetëm i bukur, por ofron më shumë se thjesht një destinacion tipik pushimi.
Ndërkaq, njihuni me listën e 20 plazheve më të mira në botë:
Elafonisi, Kretë, Greqi
Turquoise Bay, Australi
Four Mile Beach, Australi
Plazhi Oludeniz, Turqi
Plazhi Whitehaven, Australi
Horseshoe Bay, Bermuda
Plazhi i Venecias, SHBA
Plazhi i Kuq, Santorini, Greqi
Durdle Door, Britani
Plazhi Kaputas, Turqi
Plazhi Agios Pavlos, Rodos, Greqi
Plazhi Kelingking, Indonezi
La Concha, Spanjë
Diani Beach, Kenia
Camps Bay, Afrika e Jugut
Plazhi Railay, Tajlandë
Beit Yanai, Izrael
Plazhi Arashi, Aruba
Egremni, Lefkada, Greqi
Gjiri Hout, Afrika e Jugut
Ndërkaq, Shqipëria vijon të mbetet një nga destinacionet e preferuara nga turistët dhe këtë e konfirmon interesi i shtuar i vizitorëve të huaj në vendin tonë. Mediat prestigjoze gjithmonë e më shpesh po heqin paralele mes Shqipërisë dhe destinacioneve më të famshme e të lakmuara të turizmit nëpër botë. Më e fundit është gazeta e njohur britanike The Sun, e cila i quan Ishujt e Ksamilit në Sarandë, si “Maldivet e Europës”.