MENU
klinika

Ishin vendosur pa leje

Ksamil/ Sekuestrohen çadrat tek “Pema e Thatë”

19.07.2023 - 14:40

152 çadra dhe 412 shezlongë që ishin vendosur pa leje në plazhin Pema e Thatë në Ksamil janë sekuestruar. Nën hetim janë vënë 2 administratorë të cilët zaptuan pa leje hapësirën publike në plazh duke vënë çadrat dhe shezlongët.

‘Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarande, faza e tretë e këtij operacioni, në Ksamil. Gjatë kësaj faze janë sekuestruar 152 çadra dhe 412 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në plazhin “Pema e Thatë”, Ksamil.

Procedohen penalisht 2 shtetas që kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, i nisur disa ditë më parë, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, kanë ushtruar kontrolle në zonat bregdetare të Sarandës.

Si rezultat i fazës së tretë të këtij operacioni, në plazhin “Pema e Thatë”, Ksamil, janë sekuestruar 152 çadra dhe 412 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. I., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe Gj. I., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. Operacioni “Plazh i lirë” vijon.’- njofton policia.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë