MENU
klinika

Nga Igor Chalenko

Qëndrimi ndryshe i Macron-it në BE lidhur me Kaukazin e Jugut

06.07.2023 - 10:29

Kremlini zotëron aleatë me ndikim, të cilët mbështesin separatizmin në vendet “post-sovjetike”, politika e të cilëve shkon kundër pozicionit të BE-së.

Midis tyre bën pjesë edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili mbështeti publikisht separatizmin rus në Kaukazin e Jugut, me saktë në Karabak, i pushtuar nga një kontigjent besnik i Kremlinit. Për më tepër, Macron pranon se qëndrimi i tij mbi Kaukazin e Jugut nuk mbështetet nga një shtet i vetëm ne BE.

Një pozicionim i çuditshëm
Më 27 Qershor Emmanuel Macron deklaroi në takimin me disa përfaqësues të komunitetit armen, se në thelb ushtron më shumë presion mbi presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev sesa mbi kryeministrin e Armenisë Nikol Pashinyan: “Unë jam i vetmi që kam një qëndrim të qartë dhe një mesazh për Artsakh.” (kjo është ajo që separatistët armenë e quajnë Karabakh).

Duke vënë theksin tek “vendosmëria e tij në lidhje me Artsakh”, Macron theksoi se ai “do të vazhdojë të përpiqet”.

Presidenti francez pranoi gjithashtu, se pjesa tjetër e Evropës nuk ndan të njëjtin qëndrim me të: “Unë do të vazhdoj të bëj përpjekje edhe nëse jam i vetmi me të tillë axhendë në familjen ndërkombëtare”.

Në këtë drejtim, politika e Macron në Kaukazin e Jugut është plotësisht në kundërshtim me politikën e jashtme të BE-së, e cila synon vendosjen e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

o”Aleanca” e trefishtë e Francës, Iranit dhe Rusisë
Në rast se pozicionimi i Francës nuk është i dobishëm për Perëndimin dhe njëkohësisht as për Ukrainën, kush përfiton nga një politikë e tillë e Macron? Përfituesit kryesorë janë Rusia dhe Irani.

Në raportin analitik për Newsweek është thënë, se Moska, duke kërkuar të vetesigurohet me një valvul shkarkimi ndaj Bakut, do të angazhojë separatistët armenë në Karabak, të cilin edhe vetë kryeministri i Armenisë e ka njohur si një territor sovran të Azerbajxhanit.

Moska dhe Teherani e konsiderojnë një enklavë separatiste në Karabak si një “buton emergjence” për furnizimet e burimeve energjetike të Azerbajxhanit në BE, shpjegon Qendra Begin-Sadat, një nga grupet kryesore të mendimit izraelit.

Për më tepër, duke analizuar njoftimet e shumta publike dhe vlerësimet analitike nga burimet kryesore të medias, mund të nxirret një përfundim se është formuar “një aleance e Francës, Iranit dhe Rusisë, të cilat bashkuan forcat kundër Azerbajxhanit dhe Izraelit në Kaukaz”

Në maj, media amerikane The Wall Street Journal shkroi se politika e presidentit Macron në Kaukazin e Jugut u shërben interesave rajonale të Moskës dhe Teheranit, si dhe është në kundërshtim me përpjekjet e Uashingtonit dhe Brukselit për të arritur një zgjidhje paqësore midis Jerevanit dhe Bakut.

“Parisi ka marrë një pozicion që në fakt intensifikon lojën e Rusisë dhe Iranit në Kaukazin e Jugut”, thuhet në një artikull të këtij publikimi amerikan.

Ukraina, banorët e së cilës kanë vuajtur nga agresioni ushtarak i Rusisë dhe aleatëve të saj si Irani, është gjithashtu e shqetësuar për promovimin e separatizmit nga Macron. “Për shkak të partneritetit të saj me Azerbajxhanin, BE-ja arrin t’ia dalë pa burimet e energjisë ruse” – theksoi Cenzor, në maj, në një nga publikimet më të mëdha ukrainase.

Presidenti Macron duket se është “peng” i elementëve radikalë në diasporën armene, edhe pse ata kanë një peshë të vogël elektorale. Është vetëm 1% e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Megjithatë, presidenti i një prej vendeve kryesore evropiane është nën kontrollin e radikalëve armenë. “Azerbajxhani nuk është agresor në këtë konflikt, por ra pre e “arkitektëve” të projektit “Armenia e Madhe”, realizimi i të cilit u bë me ndihmën e Moskës.
Kjo shkakton një reagim të tërbuar të diasporës shumëmilionëshe armene dhe disa politikanëve francezë të cilët u vunë nën ndikimin e tyre”, thuhet në një raport analitik të publikuar nga kanali televiziv ukrainas Pyatiy.

oKundërveprimi ndaj procesit të negociatave
Sipas mediave armene, menjëherë pas samitit evropian në Kishinau të datës 1 qershor, Macron thirri bashkëkryetarin e Këshillit Koordinues të Organizatave Armene të Francës Murad Papazyan me një ankesë për zyrtarët e BE-së duke thënë diçka të tillë : “Unë jam i vetmi i interesuar për të ardhmen e Artsakhut dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin e negociatave (duke përfshirë kancelarin gjerman Scholz dhe kreun e Këshillit Evropian Michel) e konsiderojnë Artsakh-un një pjesë integrale të Azerbajxhanit.
Në këtë sfond, mediat evropiane qendrore dhe amerikane vënë në dukje njëzëri rolin shkatërrues të Macron në Kaukazin e Jugut.
Edicioni londinez i EuToday sqaron se “Për Francën, ashtu si për Rusinë, është e padobishme zgjidhja e konfliktit armeno-azerbajxhanas.
Kjo shërben si një pretekst për ta, me qëllim ruajtjen dhe rritjen e ndikimit të tyre në Kaukazin e Jugut”.

oKundër fitores së Ukrainës?

Situata rreth Kaukazit të Jugut është e mbuluar aktivisht nga media ukrainase.
Sipas llogaritjeve analitike, Kremlini ende ka ndikim në politikën e jashtme të Francës. Ndoshta për këtë arsye, forcat e rëndësishme në Francë nuk janë të interesuara për fitoren e Ukrainës dhe po zhvendosin fokusin nga diktatura e Putinit te Azerbajxhani, i cili furnizon me karburant falas Ukrainën.
“Duke mbështetur Armeninë, politikanët francezë po përpiqen të kthejnë fokusin politik të botës nga lufta në Ukrainë te Kaukazi i Jugut,” raporton RBC Ukraina.
Telegrafi ukrainas shpjegon se “politika e Macron-it në Kaukazin e Jugut është në interes të Putin-it, dhe të dy ata pengojnë përpjekjet e Uashingtonit për të arritur paqen midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.”
Ka një arsye tjetër të mundshme për politikën e përmendur të Macron-it: Varësia energjetike dhe ekonomike e Francës ndaj Rusisë i bën ata të bashkëpunojnë me agresionin kundër Ukrainës, duke “helmuar” Azerbajxhanin për të kënaqur Putinin…

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen