23.07.2023 - 11:05
Procesi i votimit në një prej qendrave në Rrogozhinë është ndërprerë pasi një qytetarë është kapur duke fotografuar votën.
Një prej anëtarëve të komisionit, tha se do të merren të gjitha masat e nevojshme ligjore, ku gruaja është evidentuar nga komisionerët, anëtarët kanë mbajtur procesverbal për rastin.
“U evidentuar një rast fotografimi vote, u morën masat që duhet të marrë komisioni i qendrës së votimit. Do merren masat ligjore që i takojnë ligjit, procesi po vijon normalisht. Ka fluks më të madh njerëzish ndryshe nga 14 maji”, tha anëtari i komisionit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Procesi i votimit nis me problematika!