MENU
klinika

Java Kulturore Spanjolle

Ritmi dhe pasioni i flamengos në Tiranë

04.07.2023 - 11:54

Java Kulturore Spanjolle i solli mbrëmjen e djeshme kryeqytetit, pasionin e vallëzimit tradicional flamenko.

Patricia Guerrero ka vallëzuar në Katedralen Orthodhokse, shoqëruar nga një trio muzikantësh spanjollë, nën ritmet e muzikës cigane, tipike e rajonit jugor të Andaluzisë.

Salla e Katedrales ishte e mbushur plotësisht nga spektatorët të cilët ndoqën me kurreshtje këtë vallëzim spanjoll, i dokumentuar për herë të parë në 1774 në librin “Las Cartas Marruecas”.

Flamenko u shpall nga UNESCO, në vitin 2010, Kryevepër e Trashëgimisë Jomateriale të Njerëzimit.

Ndërkohë ditën e sotme Java Kulturore Spanjolle do të sjellë filmin e Alejandro Amenabar, “Mar Adentro”, me interpretimin e shkëlqyer të Javier Bardem. “Mar Adentro” është një film i vlerësuar gjërësisht me nonimime për çmimin Oscar, Golden Globes dhe me trofeun Luani i Argjendtë, marrë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Prodhimet kinematografike spanjolle do të shfaqen 3 netë radhazi te “Reja”.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët