MENU
klinika

"S'mund të ketë zgjedhje me kërcënime"

Shkeljet në qarkun e Lezhës, reagon Topalli

18.07.2023 - 12:15

Në një konferencë për mediat këtë të martë, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se fytyra e zgjedhjeve lokale është dhuna e fisit Rraja dhe përdorimi i forcës nga bandat për të intimiduar rezultatin.

Gjatë prezantimit të gjetjeve të PD, ku pretendojnë se zgjedhjet e 14 majit janë vjedhur, Topalli tha se nuk mund të flitet për zgjedhje të lira kur PD-së iu rrëmbye vula dhe logoja si forcë politike e madhe, ndërsa opozita u përdor dhe kërcënua në favor të partisë në pushtet.

“Fytyra e zgjedhjeve lokale, janë zgjedhje që nisëm me tritolin dhe përfunduan me burgosjen e kandidatit për bashkimit për fitore. Ose përdorimi i deri të burgosurve për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve, të flasësh për zgjedhje të lira e të ndershme është krejt jo realiste. Këto janë në historinë e tre dekadave, zgjedhjet më të pabarabarta për 1 mijë fakte dhe ngjarje që kanë ndodhur, nga përdorimi i shtetit në favor të partisë në pushtet.

Ajo që ka ndodhur në qarkun e Lezhës duhet të kujtohen skenat e fisit Rraja në Krujë, pamje që tronditën opinionin publik. Bandat të mbështetura nga politika dhe me para të madhe kanë ndikuar në qarqe, mbi të gjitha aty ku fitorja e probabilitetit është shumë e madhe. Fisi Rraja ekziston dhe në qarkun Lezhë, sjellja e tyre brutale është në bashkitë e Rrogozhinës, Shkodrës por të flasësh për zgjedhje që plotësojnë kriteret e Copenhagen, është jashtë realitetit.

A mund të votosh i lirë nëse ti dhunohesh, kërcënohesh siç kemi parë pamjet nga familja Rraja, ato pamje shpjegojnë më shumë fakte se ca do shpjegohet tani. Janë zgjedhjet më të pabarabarta në 3 dekada, ku një force politike i vidhet logoja dhe vula, që mos lejohet opozita të hyjë në zgjedhje, s’ka ndodhur kurrë që mos të kishim emrin e drejtuesit të koalicionit.

Ndoshta është dhe ndër rastet e radha për t’u diskutuar, por kurrë ndonjëherë fuqia e korruptimit s’ka qenë më e fortë sesa këtë radhë, apo administrata të përdorej dhe të kërcënohej për tu përdorur në favor të partisë në pushtet”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin