MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon gjumi i shtatzënave tek bebi?

27.07.2023 - 10:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon gjumi i shtatzënave tek bebi?

Mjeku: Gjumi i nënës ndikon te shëndeti i bebes në barkun e saj më shumë nga sa është menduar deri tani. Një gjumë i keq mund të çojë madje edhe në lindje të parakohshme apo bebe me peshë më të vogël. Një përfundim i tillë ka dalë nga studimi që kanë kryer mjekët e Universitetit të Sidenit, në Australi. Ekipi që kreu studimin këshillon nënat shtatzëna, që t’i kushtojnë më shumë vëmendje gjumit të natës. Studimi i publikuar në revistën “Sleep” ka monitoruar frymëmarrjen e 40 grave shtatzëna dhe lëvizjet e bebeve në barkun e tyre.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.