MENU
klinika

Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Si të dalloni hamburgerët e shëndetshëm para se t’i konsumoni

08.07.2023 - 11:31

Ideja për të ngrënë një burger të mbushur plotë mish, nuk është ideja brilante. Qoftë për shëndetin, por edhe për shijen.

Mendoni të konsumoni një burger vegjetarian edhe nëse nuk jeni vegjetarian, e padiskutueshme që do të kënaqeni nga shija.

Nutricionistët rekomandojnë në masë konsumin e burgerave me perime. Ato përfshijnë shumëllojshmëri perimesh, drithërash dhe bishtajore, të cilat janë të pasura me lëndë ushqyese si fibra dietike, vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Gjithashtu ata këshillojnë se si mund të zgjidhet një burger i shëndetshëm, mes shumë të tjerësh.

Së pari kontrolloni etiketën e ambalazhit. Zgjidhni burgerin me produktet që njihni dhe shmangni ato me produkte që nuk i njihni.

Po ashtu ata këshillojnë të tregohet shumë kujdes nga aditivët e ushqimit.

Këta përbërës përdoren për të zgjatur jetëgjatësinë e produktit apo për t’i shtuar shijen, por nuk janë aspak i këshillueshëm për shëndetin.Shpesh ato gjenden në produkte të pjekura, si mishi në këtë rast, lëngjet e ambalazhuara etj.

Ndaj ata rekomandojnë konsum të ushqimeve me sa më shumë përbërës bimorë si dhe lëngje të shtrydhura.