“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A është operacioni zgjidhje për strabizmin?
Përgjigjet mjeku: Procesi i operacionit është çështje estetike, por strabizmi nuk është thjesht një problem estetik. Përkundrazi, është një sëmundje serioze me probleme të mëdha të shikimit. Nëse nuk diagnostikohet dhe ndërhyhet në kohë për trajtimin e tij, mund të lërë pasoja të mëdha në shikim për gjithë jetën, siç është ambliopia apo syri dembel te fëmijët.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.