MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është Parkinsoni sëmundje e trashëguar?

17.08.2023 - 12:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacient: Përshëndetje. Jam një zotëri 53 vjeç. Shpesh më ndodh të më dridhen duart kur jam në gjendje qetësie, ndiej që do të humbas ekulibrin. Nuk kam shkuar ende për vizitë te mjeku, kam lënë takim për javën e ardhshme. Megjithatë, doja t’ju bëja një pyetje. Babai im vuan nga sëmundja e parkinsonit. A është kjo sëmundje e trashëguar?

Mjeku: Ka një histori familjare me sëmundjen e parkinsonit në 10% të rasteve. Mund të prekë më tepër njerëz të një gjenerate (për shembull, motër, vëlla) ose në dy gjenerata (baba, bir). Toksinat ambientale, si magnezi, monoksidi i karbonit dhe rrallë disa pesticide mund të shkaktojnë një sëmundje që ngjan me sëmundjen e parkinsonit, megjithatë shumica e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje nuk janë ekspozuar ndaj këtyre toksinave.

Në më pak se 1% sëmundja është krejtësisht familjare. Disa mutacione gjenetike janë zbuluar të jenë shkak i sëmundjes në disa familje, por këto nuk gjenden në shumicën e atyre që vuajnë nga parkinsoni. Studimet në binjakët identikë në të cilin njëri ka shfaqur sëmundjen, nuk kanë treguar ndryshime nga popullsia normale e pacientëve mbi 60 vjeç.

Megjithatë edhe në binjakët identikë më të rinj se 50 vjeç, nëse njëri ka sëmundjen, edhe tjetri ka risk të shtuar që ta ketë në të ardhmen. Kjo tregon se trashëgimia ka rol në rastet kur sëmundja shfaqet në moshë të re. Sëmundja e parkinsonit, sipas studiuesve, në shumicën e individëve reflekton një kombinim mes faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN