MENU
klinika

Kudo përflitet divorci me Sam Asghari

Ajo nuk është vetëm! Ja yjet që po tregojnë mbështetje për Britney

19.08.2023 - 09:10

Britney Spears është “më e fortë” pas divorcit të saj dhe Sam Asghari, pasi shumë të famshëm i kanë dalë në krah.

Edhe pse “Princesha e Popit” qëndroi e heshtur për ndarjen e saj në mediat sociale, të tjerë yje treguan mbështetjen për të.

Pink ndryshoi tekstin e saj “Don’t Let Me Get Me” për të nderuar Spears gjatë një shfaqjeje në Michigan. Në vend që të këndonte se ishte “lodhur duke u krahasuar me Britney Spears”, Pink e quajti atë “të ëmbël”.

 

 

Mbështetja e Paris Hilton ishte më delikate, pasi ajo pëlqeu postimet e bëra për Britney.

Menjëherë pasi u publikua lajmi se Asghari, kishte bërë kërkesë për divorc më 16 gusht, këngëtarja e “Gimme More” postoi një foto të saj duke hipur mbi një kalë në plazh.

“Bleva një kalë!!!” ajo shkroi foton e buzëqeshur.

Po atë ditë, Octavia Spencer tregoi se ishte gjithashtu në anën e Spears. Aktorja fituese e cmimit ‘Oscar’, e cila u bë virale në vitin 2021 komentoi raportimin e Page Six se trajneri i fitnesit po ” kërcënonte të dilte në publik me informacione të turpshme për Britney-n,’.

Në një koment Spencer shkroi se “zhvatja është e paligjshme”.

Edhe ish-bashkëshorti i Spears, Kevin Federline, me të cilin ajo ka djemtë Sean Preston, 17 vjeç dhe Jayden, 16 vjeç, foli përmes avokatit të tij.

“Ai thjesht shpreson që gjithçka të funksionojë për mirë, pavarësisht nëse janë bashkë apo jo”, tha avokati për Page Six.

Kurse Asghari shkroi po atë ditë se ai “gjithmonë … do të mbajë dashurinë dhe respektin” që ka për gruan e tij”

Modeli i kthyer në aktor filloi të takohej me Spears në vitin 2016 pasi u takuan në xhirimet e videos së saj muzikore “Slumber Party”. Kur dyshja u martuan vitin e kaluar, ata nënshkruan një kontratë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN