MENU
klinika

Videoskandali në zyrën e Gjicit

Avokatja e Alma Kaçit: Mund të nxjerrim të dhëna të reja

31.08.2023 - 11:12

Avokatja e Alma Kaçit deklaroi se GJKKO shtyhu seancën që do të shqyrtonte kërkesën e klientes së saj për masën e sigurisë, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt mund të nxjerrin të dhëna të reja.

40-vjeçarja, e cila ishte në videon intime të Safet Gjicit ka kërkuar sot ndryshim mase, ndërsa seanca është shtyrë për një datë tjetër në mënyrë që Prokuroria të depozitojë të gjitha hetimet që janë kryer deri tani.

“Gjykata e shtyjë për një datë tjetër ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë arrestin në shtëpi ose do ndryshojë masë. Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit. Korrupsioni aktiv nuk kemi, nuk ekziston. S’kemi bërë asnjë ndryshim deri tani.”, pohoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kam fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë!"

Alma Kaçi kërkon masë më të lehtë sigurie

Ja për çfarë do merret në pyetje

Alma Kaçi sërish në SPAK!