MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë ndihmon në parandalimin e venave varikoze?

16.08.2023 - 17:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë ndihmon në parandalimin e venave varikoze?

Mjeku: Çorapi elastokompresiv është shumë i rëndësishëm, sepse ndihmon në uljen e presionit të gjakut në vena. Ky është një çorap që ka një gradë komprimimi më të lartë dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut. Çorapi jepet me recetë mjekësore, në bazë të gradës se insufiçiencës së venave përcaktohet grada e komprimimit dhe përmes recetës merret në farmaci. Shumë simptoma përmirësohen me mbajtjen e çorapit elastokompresiv. Është e rëndësishme ti jepet pacientit çorapi i duhur, i cili duhet të jetë i certifikuar nga organizatat ndërkombëtare apo kombëtare të kirurgjisë vaskulare.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video-Intervistë me Prof. Asc Edmond Nuellari

Kirurgu alarmon! Nga prerja e gjymtyrës deri në vdekje nëse…