MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë problemesh mund të shkaktojnë dhëmbët e prishur?

26.08.2023 - 13:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë problemesh mund të shkaktojnë dhëmbët e prishur?

Mjeku: Shumë njerëz mendojnë se dhëmbët e prishur janë normalë dhe nuk krijojnë probleme shëndetësore. Ky fakt nuk është i vërtetë. Dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë disa probleme si:

− Erë të keqe.

− Ngjyrosje të dhëmbëve.

− Mbindjeshmëri dhe dhembje.

− Vështirësi në ushqyerje.

− Infeksione të dhëmbëve.

Sipas stomatologëve disa shenja të dhëmbëve të prishur janë: shije e keqe në gojë, mishra të dhëmbëve të enjtur ose të skuqur, gjakosja nga mishrat e dhëmbëve, dhëmbë që lëvizin, dhembje gjatë përtypjes, gurëza në sipërfaqen e dhëmbëve. Nëse keni ndonjë nga këto shenja, drejtohuni menjëherë te mjeku stomatolog. Federata Shqiptare e Stomatologëve rekomandon shtim të kujdesit ndaj higjienës së gojës, për të evituar prekjen nga këto sëmundje.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervistë/ Dr. Benarda Beqaraj

A dëmtohen dhëmbët tuaj nga fasetat?