“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë roli luan ushqyerja në rastin e kancerit kolorektal?
Mjeku: Kanceri kolorektal është një problem mbarëbotëror, me një incidencë vjetore prej afro një milion rastesh dhe me prirje për rritje të numrit të rasteve për shkak të plakjes dhe shtimit të popullatave si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim. Risku për kancerin kolorektal varion nga një vend në tjetrin, brenda të njëjtit vend, si dhe nga individi në individ në varësi të mënyrës së ushqyerjes, stilit të jetesës dhe faktorëve gjenetikë.
Elementë të ndryshëm ushqimorë janë të lidhur me zhvillimin e kancerit por sfida më e madhe me të cilën po përballen ata të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë ushqyerjen si një strategji për parandalimin e kancerit kolorektal është krijimi i hipotezavembi ndërveprimet midis faktorëve dietetikë dhe zhvillimit të sëmundjes.
Për këtë qëllim, ne intervistuam Prof. Bledar Kraja, mjek gastrohepatolog dhe endoskopist në Shërbimin Universitar të Gastrohepatologjisë, QSUNT, bashkautor i dy studimeve të kryera në bashkëpunim me Erasmus Medical Center, Roterdam, Hollandë, mbi rolin e ndërveprimit të elementëve ushqimorë në riskun për kancer kolorektal.
Cilët elementë ushqimorë njohim sot si faktorë risku për kancerin kolorektal?
Dieta besohet se vepron si një faktor modifikues i rrezikut në të gjithë proçesine tumoregjenezës kolorektale, duke përfshirëtë gjitha hapat e saj që nga fillimi, zhvillimi dhe avancimi i tumorit.Sidoqoftë, elementët ushqimorë më ndikues të këtij procesi ende nuk janë të njohur mirë.
Bazuar në njohuritë tona aktuale dhe në nivelin e deritanishëm të evidencave, rekomandimet ushqimore për uljen e rrezikut të kancerit kolorektal përfshijnë (1) konsumin mesatar të mishit të kuq dhe të përpunuar; (2) gatimine mishit në mënyrë të sigurt dhe në një temperaturë të ulët për të shmangur djegien ose nxirjen e tij; (3) konsumine moderuar të alkoolit, veçanërisht për burrat (jo më shumë se dy gota në ditë = 20 gr / ditë); dhe (4) rritjen e konsumit të fibrave me origjinë bimore, veçanërisht konsumine bishtajoreve.
Cila janë njohuritë aktuale (duke përjashtuar studimin tuaj) mbi lidhjen e yndyrnave të marra me ushqime dhe kancerit kolorektal?
Studimet mbi kafshët sugjerojnë që një dietë e pasur me yndyrna është e lidhur drejtpërdrejt me një rrezik të rritur të kancerit kolorektal përmes stimulimit të sekretimit të acideve biliare të cilat mund të dëmtojnë mukozën e zorrës së trashë dhe të rrisin aktivitetin proliferativ të epitelit duke çuar në rritje të rrezikut për mutacione endogjene.
Sidoqoftë, gjetjet nga studimet epidemiologjike mbi ndikimin e yndyrnavetë marra me ushqime në riskun për kancer kolorektal kanë qenë jo përfundimtare. Raporti i fundit nga WCRF (World Cancer Reasearch Fund) ka arritur në përfundimin se evidencat aktuale për lidhjen midis yndyrnave të marra me ushqime dhe kancerit kolorektal janë pak të qëndrueshme dhe shumë të kufizuara për të nxjerrë konkluzione.
Diferencat në rezultatet e raportuara deri tani mund të jenë për shkak të faktit se përbërës të ndryshëm të dietës mund të modifikojnë ndikimin e acideve yndyrore të marra me ushqime në riskun përkancer kolorektal.
Përshkruani shkurtimisht metodat e studimit tuaj (p.sh. si u mat marrja me ushqime e yndyrnave dhe fibrave)?
Një nga hipotezat e studimit tonë ishte nëse marrja me ushqime e acideve yndyrorë shumë të pangopur (PUFA) apo acideve yndyrorë të ngopur (SFA) ndikon në riskun për CRC dhe nëse ky risk modifikohet nga marrja e fibrave.
Ky studim është kryer me të dhëna të mbledhura nga Rotterdam Study, një studim prospektiv, në vazhdim, që ka filluar në vitet 1990-1993 dhe që vlerëson në mënyrë periodike sëmundshmërinë dhe faktorët e riskut në individët mbi 55 vjeç. Në studim u përfshinë 4902 individë të cilëve iu mblodh informacion për mënyrën e ushqyerjes. Marrja me ushqime e acideve yndyrore dhe fibrave u vlerësuame anë të pyetësorit mbi frekuencën e konsumit të ushqimeve të caktuara (FFQ) që përfshinte 170 artikuj;pjesëmarrësit raportuan frekuencën (në ditë, javë ose muaj) të ushqimeve dhe pijeve që kishin konsumuar gjatë vitit paraardhës. Llogaritja e elementëve ushqimorë të konsumuar u krye nëpërmjet formulës [(racioni ushqimor (gr.) x shpeshtësinë e konsumimit të ushqimit (frekuenca) x përmbajtjen e elementëve ushqimor në këtë ushqim (gr.)].Gjatë një ndjekje prej mesatarisht 24 vitesh u identifikuan 218 raste të reja me CRC.Diagnoza e CRC u konfirmua nga ekzaminimi patologjik.
Cilat ishin rezultatet tuaja kryesore?
Gjetëm se marrja e acideve yndyrore të pangopura n-3 (n-3 PUFA) shoqërohej me rritjen e riskut për kancer kolorektal; duke qenë më preçiz, njerëzit që konsumojnë n-3 PUFA në sasi të larta në dietën e tyre kanë një rritje prej 50% të mundësisë për zhvillimin e kancerit kolorektalnë krahasim me ata që konsumuan më pak.
Gjithashtu, një zbulim i ri i këtij studimi ishte ndërveprimi i vëzhguar midis acideve yndyrore dhe fibrave të marra me ushqime në riskun e zhvillimit të kancerit kolorektal. E thënë thjesht: efekti i acideve yndyrore në riskun e kancerit kolorektal varet nga sasia e fibrave që ne konsumojmë në dietën tonë.
Ne vëzhguam nga të dhënat tona që rreziku i rritur për zhvillimin e kancerit kolorektal nga acidet yndyrore të marra me ushqime, ishte i pranishëm vetëm në atoindividëtë cilët merrnin sasi më të ulët të fibrave me ushqime, ndërsa në individët që karakterizoheshin nga marrja e lartë e fibrave, ky rrezik nuk ishte më i pranishëm.
Cilat rezultate ishin më befasuese për ju?
Padyshim, ne nuk po prisnim një efekt të tillë të pafavorshëm të n-3 PUFAs në riskun për kancerin kolorektal. Sidoqoftë, duhet të theksoj se ne vlerësuam efektin e n-3 PUFAs në total, qëpërfshinte n-3 PUFA si me prejardhje bimore ashtuedhe nga produktet e detit. Më herët,në literaturë është treguar që burimet e ndryshme të acideve yndyrore mund të kenë efekte të ndryshme në shëndet.
Gjithashtu, jo siç ne e prisnim, konsumi i peshkut në studimin tonë ishte shumë i ulët; rreth 30% e pjesëmarrësve nuk konsumonin fare peshk, duke sugjeruar marrje të lartë të n-3 PUFA me prejardhje bimore në krahasim me atënga produktet e detit. Sidoqoftë, ne nuk ishim në gjendje të shikonim efektin individual (ose per-se‘) të n-3 PUFA-ve me prejardhje nga produktet e detit dhe atyre bimore, për të cilat mendojmë se do të sillte diferenca në rezultate.
Si do t’i shpjegonit rezultatet tuaja?
Studimet eksperimentale sugjerojnë seacidet yndyrorë shumë të pangopur dhe fibrat e marra me ushqime mund të veprojnë së bashku në zorrën e trashë. Ndërveprimi i këtyre elementëve ushqimorë në lumenin e zorrës së trashë mund të ketë ndikim thelbësor në metabolizmin dhe kinetikën e popullatave të qelizave epiteliale të zorrës së trashë dhe mund të ndikojë në inflamacionin dhe ndryshimet neoplazike. Gjithashtu, fibrat ushqimore mund të ndikojnë në proteinat lidhëse të acideve yndyrore (FABP) të cilat ndërmjetësojnë efektin e acideve yndyrore të marra me ushimendërmjet dhe brenda qelizave. FABP kanë aftësinë të buferojnë nivelet e larta të acideve yndyrore në enterocite (qelizat e zorrës). Një numër studimesh kanë demonstruar gjithashtu se raporti yndyrë/fibra ka një ndikim të rëndësishëm në larminë e mikrobeve të zorrës dhe të produkteve përfundimtare metaboliketë tyre. Për më tepër, studimet e fundit sugjerojnë një bashkëveprim midis mikroflorës së zorrëve, dietës dhe metabolizmit të yndyrnave, të cilat të gjitha janë të përfshira në riskun për kancerkolorektal. Për shembull, mikroflora e zorrës ndikohet nga dieta dhe, anasjelltas, mikroorganizmat mund të ndikojnë në riskun e kancerit duke modifikuar metabolizmin e elementëve ushqimorë (p.sh. tëfibrave, acidit linoleik që gjenden në vajin vegjetal) duke gjeneruar përbërës të rinj që janë biologjikisht më aktivë. Megjithatë, ne akoma nuk e dimë se si këta faktorë ndërveprojnë saktësisht me proceset metabolike.
A mund të jepni një vërejtje kritike në lidhje me studimin apo rezultatet?
Ky është studimi i parë prospektiv që tregon një ndërveprim midis yndyrnave dhe fibrave të marra me ushqime. Megjithëse besojmë se një ndërveprim i tillë ekziston, ne nuk kemi pasur mundësinë t’i kontrollojmë rezultatet tona edhe në studimetë tjetra.
Gjithashtu, siç u përmend më parë, do të ishte mjaft interesante të vazhdohej më tej dhe të studioheshin efektet e n-3 PUFAsme prejardhje të ndryshme në riskun për kancerit kolorektal.
Çfarë ndikimi mund të kenë këto rezultate në jetën e përditshme?
Gjetjet tona mbi ndërveprimin midis yndyrnave dhe fibrave të marra me ushqime lënë të kuptohet se një ndërveprim i mundshëm i elementëve dhe mikroelementëve të shumtë që ne marrim me ushqime duhet të merret parasysh në lidhje me riskun për kancer kolorektal.
Ndërlidhja e fiziologjisë njerëzore me aktivitetin biologjik të ushqimeve që njerëzit konsumojnë është tepër komplekse. Unë besoj se studime të mëtejshme mbi ushqimet, modelet e të ushqyerit, mbi veprimin e elementëve ushqimorë dhe përbërësve specifik të tyre do të përmirësojnë njohuritë tona mbi ushqyerjen dhe shëndetin. Në mënyrë metaforike mund të themi se, studimi dhe njohja e një gjetheje në një pyll nuk do të thotë domosdoshmërisht se ne njohim gjithë pyllin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.