MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilët janë faktorët e sëmundjeve të stomakut?

24.08.2023 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilët janë faktorët e sëmundjeve të stomakut?

Mjeku: Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i çrregullimeve të stomakut. Duhani stimulon prodhimin e aciditetit dhe pengon prodhimin e mukusit mbrojtës të mukozës. Kjo çon në zhvillimin e ulcerave te shumica e duhanpirësve. Problemet kronike të stomakut janë të lidhura gjithashtu me përdorimin e alkoolit.

Studimet kanë treguar se pirja e alkoolit mund të shkaktojë ulcera në stomak, gastrit madje dhe kancer të stomakut. Prandaj shmangia e duhanit dhe e konsumit të tepërt të alkoolit mund të ndihmojë në parandalimin e shumicës së çrregullimeve të stomakut. Si shkaktarë të tjerë njihen edhe përdorimi pa kriter i medikamenteve të ndryshme si për shembull aspirina, ibuprofeni, kortizonikët. Këto preparate dëmtojnë mukozën e stomakut duke shkaktuar ulceracione, gjakderdhje, dhimbje të forta, djegie.

Përsa i përket trajtimit, shumica e problemeve të stomakut trajtohen me medikamente apo edhe me kirurgji.

Ka studime se ndryshimi i stilit të jetesës mund të ndikojë pozitivisht. Edhe pse nuk ka ushqime të veçanta përgjegjëse për shkaktimin e problemeve kronike të stomakut, dietologët rekomandojnë një dietë të shëndetshme me fruta e perime, sa më pak mish të kuq dhe të shtohet në menu peshku e mishi i pulës. E rëndësishme është që njerëzit të mbajnë një ditar për ushqimet që u shkaktojnë probleme dhe t’i shmangin ato. Gjithashtu shëtitjet dhe aktiviteti fizik përmirësojnë ndjeshëm funksionin e tretjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.