MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Dieta e lëngjeve/ Çfarë është dhe si funksionon?

11.08.2023 - 13:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Dieta e lëngjeve/ Çfarë është dhe si funksionon?

Mjeku: Dieta e Lëngjeve konsiston në konsumimin e ushqimeve në formën e puresë për një javë, por jo për një periudhë të gjatë kohore, pasi trupi ka nevojë të vazhdueshme për një sërë ushqyesish. Gjithësesi nëse po kërkoni të pastroni trupin nga toksinat dhe të largoni fryrjen për disa ditë kjo metodë është fantastike. Në këtë artikull do ju tregojmë të gjithë guidën për të arritur trupin që dëshironi në pak kohë.

Si funksionon kjo dietë?
Si fillim shtoni sasinë e lëngjeve në ditën tuaj për ta mësuar trupin me këtë regjim. Zgjidhni të preferuarat tuaja në fruta perime dhe bulmetra duke pasur në mendje që ato të jenë natyrale të sapo gatuara e pa konservantë të shtuar. Pra mundouni t’i përgatisni në shtëpi për të mos u shqetësuar për kaloritë apo yndyrnat e këqija që do të merrni gjatë këtij rrugëtimi.

Sa kilogramë do të humbisni?
Nëse do të filloni ditën e striktë të lëngjeve mbani në mendje se kjo dietë është një fillim për personat që janë të paktën 8 kilogramë mbi peshë. Me fillimin e kësaj diete parashikohet të humbisni të paktën 3-4 kilogramët e parë për të vazhduar më pas me dieta të tjera të përshtatëshme për ju. Duke qenë se ky regjim zgjat vetëm 1 javë nuk është ideal për të humbur mendjeherë peshën e tepërt pasi kjo nuk është as e shëndetshme. Mund ta nisni gjatë fundjavë kur nuk keni shumë aktivitet fizik, nuk shkoni në shkollë apo punë dhe trupi nuk ka nevojë të sforcohet. Kjo dietë detoks përdoret për të larguar ujrat dhe toksinat e këqija nga organizmi.

Çfarë të konsumoni?
Megjithëse deri tani permendësh shpesh frutat e perimet, jo të gjithë prej tyre lejohen. Dieta e lëngjeve ndahet në dy faza të mëdha të cilat do i shpjegojmë në vijim.

3 ditët e para
Dietologët këshillojnë që për të filluar të konsumoni vetëm perime të caktuara nën një regjim strikt. Zgjidhni qepën, peshin, lakrën, lulelakrën, kungulleshkat dhe spinaqin. Përziejini në mikser për t’i bërë pure dhe konsumojini menjëherë sipas kombinimit që keni menduar. Nuk këshillohet përdorimi i erëzave, vajit të ullirit kripës apo sheqerit.

4 ditët e tjera
Gjatë pjesës tjetër të mbetur të javës këshillohet ta shtoni gradualisht ushqimin me supa, pure, krem frutash e perimesh si dhe supë me lëng perimesh. Mund të përdorni patatet, karotat, bishatajorët e ndërsa për frutat mund t’i konsumoni ato të stinës duke lënë jashtë bananet dhe kajsitë.

Si t’i konsumoni?
Kini parasysh që të konsumoni lëngje gjatë gjithë ditës pa pasur problemin e kalorive. E rëndësishme në këtë dietë është që ju të konsumoni vetëm lëngje e të merrni energji. Një ditë e juaja mund të nisë me kafe ose lëng më pas të vazhdoni duke konsumuar një lëng gfrutash të freskët. Në drekë konsumoni supë me perime ose kremoze sipas dëshirës, pasdite konsumoni kos me fruta dhe në darkë sërish supë. Siç e përmendëm edhe mëparë, kjo dietë nuk duhet të zgjasë më shumë se 1 javë pasi mund të bëhet e dëmshme për organizmin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN