MENU
klinika

Foto

Diploma origjinale e doktoratës së Musine Kokalarit

13.08.2023 - 17:44

Një emër i spikatur i letërsisë shqiptare dhe që përfaqësonte gruan e pavarur dhe inteligjente ishte Musine Kokalari.

E lindur në Turqi, Musineja rikthehet me familje në Gjirokastër ku e vazhdon shkollimin deri për studimet akademike.

Studimet në Universitetin e Romës, në Itali, i kreu shkëlqyeshëm në vitin 1941. Teza e disternacionit të saj ishte “Naim Frashëri”, një studim pak i njohur, ndonse i çmuar në literaturën naimjane.

Në librin “Si lindi partia social demokrate”, Musineja kishte përshkruar pasionin e saj përgjatë përgatitjes së disteracionit të temës, duke e çmuar lartë kontributin e Naim Frashërit në letërsinë shqiptare.

“…Une u laurova më Nëntor 1941, duke mbrojtur tezën në përgjithësi për jetën dhe veprën e Naim Frashërit, në katedrën e gjuhës shqipe që përfaqesohej nga arbëreshi Zef Skiroi

dhe Namik Resuli. Ne jemi brezi i rritur dhe ushqyer me ndjenja, mendime te vëllezërve Frashëri. Ata të tre ishin per ne apostuj të shqiptarizmit, të lirisë, te barazise, te demokracisë.
…Une e kam njohur këtë ambient që në vogëli. Jam rritur me gjithshka qe rritej, zhvillohej, kërkohej, ishte mbështetur ne botëkuptimin e thellë iluminist dhe në reformimin e parlamentarizmin që na ushqeu Sami Frasheri që në bankat e shkollës…”, kishte shkruar Kokalari.

Konica.al ua sjell pamjen origjinale të diplomës së doktoraturës së Musine Kokalarit.

Nga barazia gjinore tek arsimi i shkëlqyer falas!

Sekreti i vendit më të lumtur në botë

Historia e ushtarakut që refuzoi të bënte betimin fashist në Romë

Edip Daci, akademisti me pesë gjuhë të huaja që shiste gështenja!

Përshkruan 300 kilometra për mbi tetë orë

Ky është treni më i ngadaltë ekspres në botë

Vërteton origjinën ilire të shqiptarëve

Fjalë e lashtë ilire-shqipe: “Sica”-Tsika-thika”

Rivaliteti vihet re edhe mes tri fuqive të Boshtit!

Edhe Musolini e Hitleri lakmonin Mitrovicën