Dy muaj nga masakra e Larushkut me një të vrarë e dy të plagosur, policia ende nuk ka mundur të gjejë dhe marrë në pyetje Gentjan Bejtjan.
Bejtja konsiderohet se ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në derën e vilës së tij.
Gazetarja e News24 Klodiana Lala raporton se nga ana e policisë ka dyshime se ai fshihet në disa baza në Lezhë, por kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat.
Sakaq pas ngjarjes ku viktimë mbeti Ramazan Sino, kunati i Bejtjas dhe u plagosën dy djemtë e tij, kur njëri mori plagë të lehta, policia arrestoi si të dyshuar Valter Bamin, të fortin e Niklës të cilit zyrtarisht i ngriti vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje.