MENU
klinika

Ngjarja e rëndë në Himarë

Efektivi ndërhyn për të shuar sherrin, plagoset rëndë

16.08.2023 - 10:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në Himarë, ku një efektiv policie ka ndërhyer për të shuar një konflikt, por për pasojë ka mbetur vetë i plagosur rëndë.

Punonjësi i policisë Redin Çaushaj, 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Thodhori Mërkuri, 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Thodhori Mërkuri, pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit  Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin  fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi  Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për  dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë