MENU
klinika

Alarm në Europë

“Ethet e Nilit” mbërrin shumë pranë Shqipërisë, si të mbrohemi nga virusi vdekjeprurës

22.08.2023 - 17:26

Sëmundja “Ethet e Nilit Perëndimor” po përhapet më shpejt sesa pritej nëpër shtetet evropiane, ku kohët e fundit ka mbërritur dhe në vendin tonë fqinj, Itali.

Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, në Evropë janë konfirmuar 90 persona të infektuar me këtë virus vdekjeprurës, të cilët janë regjistruar duke nisur nga data 9 gusht.

56 prej tyre janë konfirumuar në Italim, ku një person ka humbur jetën. Autoritetet shëndetësore në Itali kanë paralajmëruar dhe turistët për përhapjen e sëmundjes, pasi bartet nga mushkonjat. Gjithashtu, raste me sëmundjen janë raportuar në Francë, Hungari e Rumani, ndërsa në El Dorado të Kalifornisë në SHBA është regjistruar shpendi i parë që mbart këtë virus.

WNV është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat. Në më pak se 1% të rasteve të WNV, virusi ndikon në sistemin nervor dhe mund të çojë në probleme serioze si inflamacioni i trurit. Shumica e njerëzve nuk do të përjetojnë simptoma ose simptoma të buta që mund të përfshijnë një ndjenjë të ngjashme me gripin, si ethe dhe dobësi të muskujve.

Simptoma të tjera mund të përfshijnë nauze, të vjella, ënjtje të gjëndrave limfatike dhe/ose skuqje të lëkurës në gjoks, stomak ose shpinë. Personat mbi 50 vjeç ose me sistem imunitar të dobësuar janë më të prekshëm ndaj sëmundjes dhe kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma serioze.

Mënyra më e mirë për të parandaluar Nilin Perëndimor është të praktikoni parandalimin e pickimit të mushkonjave. Për të shmangur pickimin e mushkonjave, Panhandle Public Health District (PPHD) rekomandon:

  • Aplikimi i mjetit kundër mushkonjave që përmban DEET, picaridin, ose vaj eukalipt limoni.
  • Të vishni këmisha, pantallona dhe çorape  të gjata kur jeni duke ecur jashtë.
  • Shmangia e daljes në agim dhe muzg kur mushkonjat janë më aktive.
  • Kontrollimi për t’u siguruar që xhamat e dritareve janë të mbyllura.
  • Eliminimi i ujit të ndenjur për të reduktuar vendet e shumimit të mushkonjave.