MENU
klinika

Sondazhi i ri

Gara presidenciale në SHBA/ Joe Biden me Donald Trump dalin “kokë më kokë”

01.08.2023 - 11:57

Me kushte më të mira, por me shumë shenja shqetësuese, Joe Biden hyn në garën presidenciale të vitit 2024. Sipas një sondazhi të New York Times, Biden duket se i ka shpëtuar zonës së rrezikut në të cilën ndodhej vitin e kaluar, kur gati dy të tretat e demokratëve donin një kandidat tjetër. Sipas sondazhit, demokratët e kanë pranuar gjerësisht atë si kandidatin kryesor të tyre, edhe pse gjysma do të preferonte dikë tjetër.

Pavarësisht përmirësimit në vlerësimet e tij, sondazhi përmban shumë shifra shqetësuese për presidentin e SHBA, i cili mbetet gjerësisht jopopullor në mesin e një elektorati që është pesimist për të ardhmen e vendit. Në të njëjtën kohë, vlerësimi i tij ‘i miratimit’ është vetëm 39%.

Akoma më shqetësues është rezultati i sondazhit që tregon Bidenin që është “kokë më kokë” me Donald Trump, i cili ende nuk e ka marrë votëbesimin e republikanëve. Në veçanti, Biden dhe Trump janë me nga 43%.

Rreth 30% e votuesve që thanë se planifikojnë të votojnë për Biden në nëntor 2024 thanë se shpresojnë për një tjetër emërim nga demokratët. Vetëm 20% e demokratëve thonë se janë të emocionuar për kandidaturën e Biden në zgjedhje, ndërsa 51% thonë se janë të kënaqur, por jo të emocionuar.

Pika kryesore e pakënaqësisë mes demokratëve është mosha e Joe Biden. 39% thanë se ishin të shqetësuar për një pyetje të hapur, ndërsa 14% do të preferonin një kandidat të ri.