Qirjakos Micotaqis dhe Albin Kurti, janë dy kryeministra të rajonit të cilët kanë hyrë në konflikt me qeverinë shqiptare për shkak se kanë humb betejën me perëndimin brenda vendit të tyre.
Micotaqis, i cili u armiqësua me Edi Ramën dhe Shqipërinë pas 12 Majit, kur kandidati i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri u arrestua nga një operacion policor për blerje votash.
Një ditë më pas Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian bënë deklarata identike të cilat e konsideruan arrestimin çështje të drejtësisë dhe bën thirrje të respektohet pavarësia e gjyqësorit.
Më shumë se sa një fitore për Edi Ramën kjo ishte një goditje për Athinën zyrtare, një vend i BE, dhe me influencë në Uashington, që nuk arriti të rreshtoj dot kundër Shqipërisë, Bashkimin Evropian dhe SHBA.
Në krizën e vitit 1994 e në vazhdim me Shqipërinë, kur Berisha arrestoi pes pjesëtar të pakicës greke në shenjë hakmarrje ndaj sulmit që MAVI bëri në Peshkëpi, anëtar i se cilës ishte Beleri , ai e humbi mbështetjen perëndimore pasi SHBA dhe BE, u rreshtuan pro Greqisë. Madje Berisha negocioi vizitën e tij në SHBA me lirimin e pes pjesëtarëve të pakicës greke, gjatë një takimi me Hoolbrukun në Gjenevë.
Në këtë rast, ekzistonte frika që SHBA dhe BE të ishin serish me Greqinë, por duke qenë se ata janë dy tutorët real të Reformës në Drejtësi dhe SPAK, ata qëndruan ne anën e drejtësisë, për të cilën janë të bindura që Edi Rama nuk ka fuqi ta diktoj. Po të mundte do nxirrte gjysmën e qeverisë që ka në burg.
I njëjte është konflikti në thelb dhe me Albin Kurtin. Kryeministri i Kosovës, një narcist antiperëndimor, që mendon se mund të qëndroj gjatë në pushtet nëse mban konfliktin ndezur me Serbinë dhe kundërshton procesin e normalizimit mes dy vendeve, u egërsua me Edi Ramën kur i kërkoi që në konfliktin që ai kishte me SHBA dhe BE për gjendjen në veri të Kosovës, të ishte në anën e Kurtit dhe jo Perëndimit.
Kriza e cila në thelb u provokua dhe u mbajt gjallë nga Albin Kurit i ka kushtuar Kosovës vendosjen nën sanksione, të cilët do të duhen kohë të hiqen edhe pasi të hiqet Kurti, ndërsa Presidenti i Francës Emanuel Macron paralajmëroi sot Kosovën se mund ti kushtoj liberalizimi i vizave për shkak të politikave të papërgjegjshme në veri të Kosovës.
Dhe në vend që Albini të filloj procesin e normalizimit me Serbinë, tani do ti duhet të nis procesin e normalizimit me Perëndimin, që duket se nuk ka ndërmend ta bëj.
Përkudnrazi u ngrit e shkoi në Maqedoni të mbështes dhe aty një lëvizje kundër Perëndimit.
Për tu hakmarrë ndaj Edi Ramës që qëndroi në anën e Perëndimit dhe të shumicës së poltikës së Kosovës, Albon Kurti refuzoi ta pres atë në udhëtimin e tij në pes shtete të Ballkanit në kuadrin e përgatitjeve për Samitin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë.
Pra në të vetmen ngjarje që ka Shqipëria si vend mikëpritës i Samitit të Berlinit, ai shfaqi mospajtimin e tij. Njësoj si Micotaqis që refuzoi ta ftojë Edi Ramën në 20 vjetorin e Samitit të Selanikut, i cili si Samit, ngjan më shumë i tradhtuar nga gjesti i kryeministrit të Greqisë se nga vendet që presin të bëhen pjesë e BE.
Albin Kurti dhe Micotaqis janë dy kryeministra të rajonit që i kanë refuzuar takimet me Edi Ramën, vetëm, për tu hakmarrë pse në hallet e tyre me Perëndimin.
Në rastin e Greqisë në fakt ishte Perëndimi në anën e Ramës, kurse në rastin e Kosovës ishte Rama në anën e Perëndimit. Kjo është e vetmja histori që e bashkon ALbin Kurtin me një kryeministër të rajonit që është dhe anëtar i BE. Të tjerët e kanë të gjithë si problem.
Të shpresojmë që tek kjo çështja e Belerit, të paktën Albin Kurti të mos na vërë kushte të bëjmë “Zajdenicën” për Himarën.