MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Hemorragjia cerebrale, shkaqet dhe si ta parandalojmë

27.08.2023 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Hemorragjia cerebrale, shkaqet dhe si ta parandalojmë

Mjeku: Hemorragjia cerebrale është një ndër sëmundjet më të rrezikshme dhe njëkohësisht një ndër sëmundjet më pak të përfolura. Hemorragjia cerebrale është derdhja e gjakut në tru. Njerëzit që pësojnë hemorragji në tru, një pjesë vdesin, një pjesë mbesin të paralizuar dhe një pjesë tjetër mund të rikuperohen pas një periudhe të gjatë. Hemorragjia cerebrale është derdhja e gjakut në tru. Çarja e një ene gjaku dhe nxjerrja e gjakut në hapësirën jashtë enëve të gjakut në tru.

Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Në shumicën dërrmuese të rasteve, është tensioni i lartë i gjakut: kur tensioni është i pamjekuar dhe është për një kohë të gjatë i lartë. Një nga manifestimet e tensionit të lartë është hemorragjia cerebrale. Ky është shkaku i parë dhe më kryesor.

Shkaqe të tjera janë përdorimi pa kriter i ilaçeve që hollojnë gjakun. Ilaçet që përdoren gjatë, si: varfarina që përdorin kardiologët në çrregullimet e ritmit të zemrës dhe në çrregullimet e tjera që të mos formohen tromboza dhe zemra të mos bëhet shkak për ndonjë trompozë. Kur këto ilaçe përdoren pa kriter dhe nuk kontrollohet hollimi i gjakut, atëherë gjaku hollohet më tepër sesa duhet.

Mënyrë për ta parandaluar:
Nëpërmjet kontrollit të tensionit.
Bërja herë pas here e analizave.
Kontrollohen faktorët e koagulimit të gjakut.
Në rastet e dhimbjeve të forta të kokës duhet vajtur tek doktori neurolog për të parë nëse është një dhimbje koke pa probleme të mëdha apo është shqetësuese.
Kontrolli i vazhdueshëm te mjeku, mosabuzimi me kripën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN