“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Humbja e pashpjegueshme e peshës tregon që kam diabet?
Mjeku: Insulina është një hormon që lejon trupin tuaj të përdorë glukozën (sheqerin) për energji. Nëse keni diabet të tipit 2, trupi juaj nuk përdor insulinë në mënyrë efektive dhe nuk mund të transportojë glukozën në qeliza. Kur glukoza nuk arrin në qeliza, trupi krijon energji duke djegur dhjamin dhe muskujt me një ritëm të shpejtë. Dhe kjo shkakton humbje të pashpjegueshme të peshës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.