Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.
Prej disa ditësh Jori është përfolur për një rikthim me ish- të dashurin e saj, reperin italian Fred De Palma. Kjo për shkak të një fotoje që ai ka postuar duke u puthur me një vajzë që u supozua se ishte Jori dhe gjatë një koncerti të tij, ku është shprehur se e dashura e tij është shqiptare. Ama ditën e sotme ata kanë vërtetuar se janë rikthyer me njëri-tjetrin dhe se janë çifti më i ri i showbizit. Vetëm pak më parë reperi ka postuar në Instastory një foto të Jorit në makinë dhe ka vendosur një emoji dashurie, ndërsa Jori e ka ripostuar dhe ka vendosur dy zemra të kuqe.
Së fundmi Jori ka qenë e ftuar në “Procesi Sportiv” për të zbuluar më shumë rreth thashethemeve të fundit në lidhje me mikeshën e saj, Beniada Nishani. Sipas Jori Dellit, ish-banorja e “BBV1” është beqare dhe secili ka vazhduar jetën e vet.