MENU
klinika

“Fytyra ime po ndryshon por..."

Ka bërë operacione? Flet Charlize Theron

20.08.2023 - 14:19

Charlize Theron ka folur hapur për procesin e plakjes dhe për thashethemet se ka kryer ndërhyrje estetike.

Aktorja 48-vjeçare u shpreh: “Fytyra ime po ndryshon dhe e adhuron që po ndodh ndryshime dhe po plakem. Por, njerëzit thonë që kam bërë tërheqje fytyre. Ata shprehen: “Çfarë i ka bërë fytyrës?” dhe unë them: “K*rvë, thjesht po plakem! Nuk do të thotë se kam kryer një ndërhyerje që ka shkuar keq. (Plakja) thjesht ndodh”.

Theron shtoi se është hasur gjithnjë me sfida me standardet e dyfishta, për tematikën e plakjes, duke theksuar se “burrat plaken si vera e mirë dhe gratë këputen si lulet”.

“Unë e përçmoj këtë concept dhe dua të luftoj kundër tij, por mendoj se gratë duan të plaken në atë mënyrë që të ndihen ato mirë. Mendoj se duhet që të jemi pak më empatike për atë që kalojmë në rrugëtimin tonë”.

Charlize nuk është e vetmja që e ka pranuar procesin e plakjes dhe ka folur edhe për standardet e dyfishta. Edhe Gwyneth Paltrow, 50 vjeç, u shpreh për Vogue muajin e kaluar se gratë gjykohen më shumë se burrat për procesin e plakjes.

“Mendoj se është një problem kulturor. Ne si gra, duam të jemi të shëndetshme, ne duam të plakemi. Ideja se supozohet të ngrijmë në kohë është shumë e çuditshme”, u shpreh aktorja.