14.08.2023 - 17:58
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbërritur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili e ka pritur homologen e tij italiane në portin e Vlorë, me masa të shtuara për pritjen e kryeministres italiane.
Meloni është shoqëruar drejt vendit tonë nga familjarët e saj për të kaluar disa pushimi në Jug.
Siç shihet në pamje, ka shtim të numrit të efektivëve.