MENU
klinika

Ndryshimi i fundit nuk mirëpritet

Lajme jo të mira për adhuruesit e Messenger!

14.08.2023 - 14:33

Pedoruesit nuk do të mund të përdorin më Messenger për të dërguar dhe marrë mesazhe SMS, pas përditësimit që mbërrin në aplikacion më 28.9.2023. Ka qenë kjo deklarata e fundit e kompanisë Meta.  Facebook rekomandon që të rivendosni aplikacionin e parazgjedhur të mesazheve duke shkuar te cilësimet e telefonit tuaj, duke gjetur Aplikacionet, më pas aplikacionet e paracaktuara.

Ata vërejnë se pas përditësimit, përdoruesit do të fillojnë automatikisht të marrin SMS përmes një aplikacioni të ndryshëm ose të paracaktuar. Ky opsion u prezantua për herë të parë në vitin 2012, por u hoq nga Facebook shumë shpejt. Katër vjet më vonë, Facebook rifuti funksionin dhe e ka mbajtur atë deri tani.

Rikujtojmë, se një studim i fundit ka vërtetuar se nuk ka asnjë provë që përhapja globale e Facebook-ut është e lidhur me problemet psikologjike. Instituti i Internetit të Oksfordit njoftoi se hulumtimi vëzhgoi se si ka ndryshuar mirëqenia në 72 vende me rritjen e përdorimit të platformës së mediave sociale, teksa kundërshtuan se janë të dëmshme. Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, po shqyrtojnë legjislacionin për të mbrojtur përdoruesit e rrjeteve sociale nga dëmtimet në internet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN