14.08.2023 - 09:05
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet që ditën e sotme të vijë për një vizitë në Shqipëri.
Bëhet me dije se Meloni do të vijë në Shqipëri pasi i është bërë ftesë nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Meloni dhe Rama pritet që takimin e tyre ta zhvillojnë në qytetin bregdetar të Vlorës. Ende nuk është bërë me dije qëllimi i kësaj vizite dhe se çfarë do të diskutohet mes Melonit dhe Ramës.
Kujtojmë që pak ditë më parë kryeministri dha një intervistë për mediat italiane. Gjatë intervistës Rama u ndal edhe te raporti me homologen italiane, për të cilën tha se “të gjithë prisnin një përbindësh fashist, por në të vërtetën u përballën me një evropiane”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Analiza e Deutsche Welle
A do të drejtohet vendi nga një ekstremiste e djathtë?
Meloni: Jam e krishterë