MENU
klinika

Bisedime edhe për Kosovën

Ndryshimet kushtetuese/ Ahmeti takim me Escobar

26.08.2023 - 18:24

Kreu i BDI, Ali Ahmeti ka reaguar pas takimit me zv.ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Gabriel Escobar.

Mësohet se temat kryesore të bisedës kanë qenë ndryshimet kushtetuesi në Maqedoninë e Veriut si edhe zhvillimet në Kosovë.

Reagimi i Ahmetit:

Kisha kënaqësinë e veçantë të bashkëbisedoj sontë me zv. ndihmës sekretarin e shtetit Amerikan 🇺🇸 z. Gabriel Eskobar.

Ndryshimet kushtetuese në vendin tonë dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës.

Eskobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin europian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi.

Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i vyer dhe i çmuar jo vetëm i Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve dhe tërë rajonit, por shqiptarët në veçanti janë mirënjohës për rolin dhe kontributin amerikan për liri, paqe dhe demokraci dhe ky vlerësim i të gjithë neve nuk lëkundët dot.