Në tubimin e madh që u zhvillua pasditen e së hënës në Himarë për Fredi Belerin, i pranishëm ishte dhe i vëllai i tij, Leonardo Beleri. Duke folur në emisionin e mëngjesit në SKAI, vëllai i tij Fredi Beleri theksoi se në Shqipëri po përballet me një çështje demokracie. I pyetur për moralin e Fredi Belerisi që ndodhet në burg, Leonardo tha: Po lulëzon, na jep kurajo, në vend që t’i japim ne atij kurajo. Ne marrim forcë prej tij, Fredi e di që ndjekja e tij është politike. Ai ka qenë në politikë që në moshën 20-vjeçare, interesohet për vendin e tij.
Leonardo Beleris shtoi se ata të gjithë duan që Shqipëria të anëtarësohet në familjen e BE-së, sa i përket pronës, ai tha se në 10-12 vitet e fundit gjithçka që ndërtohet në zonë nuk është e vendasve dhe as e investitorëve të huaj.
“Është vetëm e shqiptarëve. Nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj. Të gjithë janë zyrtarë aktualë dhe isha,”- tha ai dhe shtoi se nuk mund të ketë zhvillim turizmi pa vendasit.
Në protestën e djeshme morën pjesë dhe mbajtën një fjalim; kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis dhe ai i Selanikut, Konstantinos Zervas. Protesta u organizua me iniciativën e organizatës “Omonoia”.
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. I vendosur në “arrest me burg” që nga prangosja e tij, Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Ndërsa Kokaveshi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është lënë në shtëpi.