MENU
klinika

Emrat

Pas 15 muajsh hetime, dosja “Dumani” dërgohet në gjyq me 19 të pandehur

02.08.2023 - 11:33

Mbyllen hetimet për dosjen “Plumbi i artë”! Kur janë mbushur 15 muaj nga zhvillimi i operacionit “Plumbi i artë” gjatë të cilit u kap i shumëkërkuari Nuredin Dumani, tre prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë dërguar në gjyq 20 persona, ndërsa 12 të tjerë janë ende në kërkim. Për këta të fundit, dosjet do të dërgohen në gjyq në një fazë tjetër të procesit. Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews” se dosja përmban brenda 6 bashkëpuntorë drejtësie, ku më i rëndësishmi për SPAK është Nuredin Dumani; ndërsa lista e të penduarve vijon me Klevis Allën, Henrik Hoxhën, Skerdi Tasin Euglen Halilin dhe së fundmi, edhe me Erjon Alibej. Ishte ky i fundit, porositësi i shumë nga ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit, në tentativë për të marrë hak për vrasjen e vëllait, Endrit Alibej, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Tarzani”. Ndërsa së fundi SPAK mësohet se ka hequr dorë nga bashkëpunimi mes dy të penduarve Henrik Hoxhaj dhe Klevis Alla, pasi dëshmia e tyre është konsideruar si jo e sinqertë.

NË GJYQ DO DALIN:

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç

2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç

4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç

6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç

7. Ilirian Feci, 47 vjeç

9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

10. Ardjan Uzuni, 56 vjeç

11. Gentian Sharra, 48 vjeç

13. Florenc Çekrezi, 35 vjeç

14. Petrit Qoli, 51 vjeç

17. Asllan Plaku, 30 vjeç

VIJOJNË TË JENË NË KËRKIM

6. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

12. Abedin Mama (Dine Çami)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga ëndrra për t’u bërë kampion boksi tek 'lufta' me njerëzit e Ervis Martinajt

Kush është Fation Murati dhe si u arratis për t’i shpëtuar atentatit