MENU
klinika

Autostrada kineze në Malin e Zi

Podgorica zhytet në borxhe, rreziku nga Pekini

24.08.2023 - 12:41

41 km për vetëm 30 minuta nga Kolashini në Podgoricë. Pas shtate vitesh punimedhe shpenzimeve mbi 1 miliard euro autostrada e ndërtuar nga kinezët në Mal të Zi po përfundon. Banorët e këtyre zonave malore janë të kënaqur edhe pse shteti i tyre është zhytur thellë në borxhe me preardhje kineze.

Kolashini është një destinacion i pëlqyer nga alpinistët në verë dhe skiatorët në dimër.

Drejtuesit e automjeteve duhet të paguajnë 3.5 për një kalim nëpër këtë autostradë.

Ndërtuesit kinezë kanë shkaktuar ndotjen e lumenjve malorë duke shkaktuar zemërim tek ambjentalistët.

Kohët e fundit qeveria e Abazovic e konvertoi borxhin e saj në bankën kineze nga dollarë në monedhen vendase euro, duke fituar “afërsisht 64 milionë dollarë”, për shkak të rritjes së vlerës së vleres se dollarit kohëve të fundit.

Këto do të përdoren për pagesën e ardhshme të borxhit ndaj Kinës, që duhet të bëhet në Janar.

Çështja e autostradës u bë lajm botëror në Prill të vitit 2021, kur zyrtarët në Mal të Zi i kërkuan Bashkimit Evropian ndihmë që të paguajnë një kredi të madhe pasi kësti i parë duhej të paguhej atë verë. Përderisa Brukseli po shqyrtonte vendimin për këtë çështje, avokuesit evropianë për ndihmë financiare brenda BE-së paralajmëruan se Mali i Zi, shtet me 620.000 banorë ishte në rrezik që të merrej nën kontroll financiar nga Kina.

Në Korrik të vitit 2021 u arrit marrëveshja me ndihmën e BE-së midis Malit të Zi dhe katër institucioneve financiare perëndimore.

Ndërtimi i autostradës është përballur me vonesa, me kosto në rritje, shqetësime mjedisore, me kritika mbi praktikat e dyshimta të huadhënies kineze dhe me korrupsionin lokal.

Sipas planit origjinal të nënshkruar më 2014, 41 kilometrat e përfunduara do të ishin pjesë e autostradës prej 163 kilometrash që do të lidhte bregdetin në Adriatik të Malit të Zi me Serbinë fqinje. Ende ka pyetje nëse 122 kilometrat e mbetura të autostradës do të përfundojnë.

Gjithsesi, Podgorica ktheu sërish sytë kah një konsorciumi kinez dhe i dha kontrata për ndërtimin e një autostrade në vlerë prej 59 milionë dollarësh. Kjo autostradë synon të përmirësojë lidhjet mes qyteteve bregdetare të Budvës dhe Tivatit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financial Times/ Rreth 40 vende i detyrohen Pekinit 10% të PBB së tyre

‘Borxhi i fshehur’ në ‘Rripa dhe Rrugë’ arrin $385 mld


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!