Shefi mercenar i Wagner, Yevgeny Prigozhin është varrosur privatisht në një “ceremoni lamtumire” në një varrezë në Shën Petersburg, sipas ekipit të tij të shtypit Concord.
Në një deklaratë në mediat sociale, zëdhënësit e tij thanë se ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e tyre duhet të shkojnë në varrezat e Porokhovskoye. Organizimi i funeralit u mbajt i fshehtë, me Kremlinin qe thanë se se Presidenti Vladimir Putin nuk do të merrte pjesë.
Lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin vdiq të mërkurën e kaluar në një aksident ajror në kryeqytetin rus. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Rus, dhjetë persona kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani privat në veri të Moskës, ku në listën e pasagjerëve ishte dhe Prigozhin.
Shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit “Embraer”, të cilët po udhëtonin nga Moska për në Shën Petersburg, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Avioni thuhet se është rrëzuar në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Një video po qarkullon në medie dhe rrjete sociale teksa duket se janë momentet e fundit të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë anëtarëve të bordit të avionit që u rrëzua në Moskë këtët të mërkurë.
Në pamje shikohet avioni “Embraer” me të cilin thuhet se Prigozhin po udhëntonte nga Moska për në Shën Petersburg. Avioni, i cili mbante dhjetë persona, u rrëzua në veri të Moskës në rajonin Tver dhe dyshohet se është qëlluar nga mbrojtja ajrore ruse.
Në një tjetër postim në rrjetet sociale të medieve bjelloruse, shikohen rrënojat e avionit ngjyrë blu me shifrat 795, të cilat janë tre shifrat e fundit të numrit serial RA-02795, të cilat i përkasin avionit personal të Yevgeny Prigozhin, “Embrarer Legacy 600”.
Prigozhin kishte udhëhequr një grusht shteti kundër regjimit të Putinit saktësisht dy muaj më parë. Ai ishte paralajmëruar se jeta e tij ishte në rrezik. Një kanal i lidhur me Wagner tha se avioni ishte rrëzuar nga mbrojtja ajrore ruse por nuk kishte asnjë konfirmim teksa burime thanë se avioni i përkiste atij. 62-vjeçari njihej se kujdesej shumë për sigurinë e tij.