MENU
klinika

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Pushuesit nga Kosova dynden drejt Shqipërisë

12.08.2023 - 08:45

Qindra udhëtarë dhe automjete me targa të Kosovës, por edhe vendeve të rajonit kanë kaluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës, duke shkaktuar radhë kilometrike në segmentin e rrugës Kukës-Morinë.

Fundjava sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar.

Mëngjesin e sotëm rruga e Kombit në segmentin Morinë – Kukës ka një fluks tepër të lartë automjetesh.Një radhë e gjatë kilometrike është krijuar në afërsi të Urës mbi Drin, për shkak të ngushtimit të rrugës, nga 4 në 2 korsi.

Automjetet edhe pse kanë kaluar kufirin janë të detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 20-30 minuta.