MENU
klinika

Jori Delli konfirmoi romancën me Fred De Palma-n

Ronaldo Sharka ka dy fjalë për reperin italian (Foto)

22.08.2023 - 12:52

Dy ish-banorët e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP’ , Jori Delli dhe Ronaldo Sharka duket se kanë krijuar një miqësi goxha të ngushtë teksa herë pas here ata shfaqen nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

E teksa Jori tashmë është në qendër të vëmendjes pasi konfirmoi lidhjen me reperin e njohur italian, Fred De Palma, nga ana tjetër Ronaldo ka vendosur që t’i shkruajë partnerit të mikeshës së tij, duke e paralajmëruar që të mos e mërzisë apo ta stresojë modelen.

Në mesazhin e publikuar nga vetë moderatori, i cili dukej se ishte në një formë batute, ai e paralajmëron reperin për pasojat që mund të ketë nëse e lëndon Jorin.

“Na e mbaj Jorin mirë! Mos e lëndo asnjë moment, nëse e bën të derdhi qoftë edhe 1 pikë të vetmi lot, do mërzitemi shumë. Madje jemi gati të dalin në protestë. Na e more për nuse gocën më të bukur e më të dashur të momentit, trajtoje me dashuri sic e meritojnë princesat. Mos e lër ti shkeli këmba në tokë, mos e lër të stresohet për asgjë, ndryshe vijmë e protestojmë në mes të Italisë”, thuhej në mesazhin e Ronaldos.