MENU
klinika

Analiza

Rusia i “preu kokën” Prigozhinit, jo Wagner-it…

26.08.2023 - 09:30

Nga Marsela Shytia

Yevgeny Prigozhin kaloi pothuajse një dekadë duke ndërtuar grupin paraushtarak Wagner.Ai u bë një “faktor kyç” në përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë dhe trupat e Prigozhin ndihmuan në përhapjen e ndikimit rus në të gjithë globin, duke mbështetur aleatët e Presidentit Vladimir Putin në Afrikë dhe Siri.  Sipas ISW, do të kishte qenë presidenti rus Vladimir Putin ai që urdhëroi komandën ushtarake në Moskë të rrëzonte avionin e kreut të Wagner, për t’u hakmarrë për poshtërimin pas rebelimit të mercenarëve më 24 qershor. Një raport i Institutit Amerikan për Studimin e Luftës, i cituar nga mediat ukrainase, thekson se përfaqësuesit e forcave të armatosura ruse, veçanërisht ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Valery Gerasimov, nuk ka gjasa të kenë ekzekutuar Prigozhin pa urdhrin e Putinit. Tani vdekja e tij e raportuar ka ndezur një stuhi spekulimesh për të ardhmen e grupit mercenar. Zyrtarët perëndimorë të sigurisë po pyesin se kush do ta zërë vendin e tij dhe çfarë do të ndodhë me mercenarët që ai dikur udhëhiqte. Megjithatë, me siguri pasojat do të ndihen edhe në Rusi apo edhe në fushë-betejë, aty ku vazhdon lufta me Ukrainën.

US says Prigozhin plane not downed by surface-to-air missile

Ndikimi në Rusi

Politologia e mirënjohur ruse Tatiana Stanovaya thotë se për një pjesë të konsiderueshme të publikut të politizuar dhe konservator rus, vdekja e Prigozhin është një rezultat i merituar. “Kjo do të frikësojë rusët, në vend që të nxisë protesta. Prandaj, nuk duhet të priten reagime të veçanta. Do të ketë inat dhe pakënaqësi, por jo pasoja politike”, pohon Stanovaja. Dhe politologu Aleksandar Baunov nga Qendra Carnegie në Moskë thotë se në një diktaturë, një nga mënyrat e ndëshkimit është t’i afrohesh armikut ose tradhtarit para se të shkatërrohet. “Kjo nuk do të ndikojë ndjeshëm në marrëdhëniet e brendshme politike dhe situatën në Rusi dhe në Kremlin”, thotë bashkëbiseduesi i Meduzës nga administrata e Putinit.

Hakmarrja e Wagner

Çfarë do të bëhet me mercenarët e grupit Wagner tani e tutje? Ushtria mercenare po përgatitet për “mobilizim të plotë”, shkroi britanikja “Daily Mail” pas ngjarjes. Sipas medias ruse Readovka, Wagner e dinte mirë se çfarë të bënte në rast se Prigozhin ose Utkin vdisnin ose vriteshin. Ai plan është miratuar shumë kohë më parë.  “Në rastin e vdekjes së Prigozhinit, ekziston një mekanizëm i “mobilizimit të plotë”, pavarësisht se kush është fajtori për vuajtjet e tij” tha burimi për Readovka. Aktualisht nuk dihet se çfarë përfshin mekanizmi në fjalë, dhe nuk dihet se si do të reagojë Wagner ndaj vdekjeve.  Kanalet në platformën e komunikimit Telegram të lidhura me Wagner postuan një sërë mesazhesh të zemëruara pas rrëzimit të avionit. Autorët e së njëjtës premtuan hakmarrje dhe thanë se përgjegjësit për rrëzimin e aeroplanit “tradhëtuan Rusinë”. “Mund t’ju ??themi një gjë: Po largohemi, bëhuni gati”, shkruhet në një nga mesazhet.Forcat e sigurisë në Rostov-on-Don, një qytet i pushtuar shkurtimisht nga grupi Wagner gjatë kryengritjes së qershorit, janë vënë në gatishmëri pas vdekjes së Yevgeny Prigozhin.Moska duket se po i merr seriozisht kërcënimet, raporton The Times e Britanisë.

“Pasardhësi” i Prigozhin

Sakaq, emri më i rëndësishëm i mbetur në radhët e mercenarëve, që mund të marrë drejtimin është një nga miqtë më të ngushtë të Prigozhin, i njohur si vrasës gjakftohtë i luftës në Ukrainë. Bëhet fjalë për komandantin 42-vjeçar Anton Yelizarov,i vetmi lider i mbijetuar nga kupola e Wagner.  I njohur me nofkën “Lotus”, Yelizarov besohet se ka qenë i përfshirë në lëvizjet e grupit në Bjellorusi dhe ka komanduar Wagner gjatë betejës më të përgjakshme të luftës në Ukrainë.Ai udhëhoqi ofensivën e përgjakshme në Soledar, ku u vranë shumë ushtarë ukrainas dhe rusë gjatë betejës pesë mujore dhe më vonë mori emrin “pushtuesi i Soledarit” nga Prigozhin.Pavarësisht se filloi karrierën e tij ushtarake në Forcat e Armatosura Ruse, Yelizarov është një ndër ata që i ka kthyer shpinën Putinit dhe i është përkushtuar grupit mercenar, i cili ka në përbërje disa nga të burgosurit më të rrezikshëm të Rusisë.

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen