MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa proteina duhen marrë në ditë?

28.08.2023 - 08:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa proteina duhen marrë në ditë?

Mjeku: Duke pasur parasysh që në regjimin ushqimor tipik perëdimor zakonisht tejkalohet kërkesa e rekomanduar ditore, në përgjithësi për popullatën e përgjithshme të rritur këshillohet të merren 0.8 gram proteina për kg peshë trupore. Psh:

Një burrë me jetë sedentare m peshë 70 kg: 56 g proteina në ditë
Një grua me jetë sedentare me peshë 55 kg: 44 g proteina në ditë.

Nevojat sigurisht që rriten tek ata që kryejnë aktivitet fizik, shtatzëni apo ushqyerje me gji.

A ËSHTË E RREZIKSHME TË MARRËSH SHUMË PROTEINA?

Besohet gjerësisht në komunitetin shkencor se regjimet ushqimore që janë tepër të njëanshme ndaj kësaj lënde ushqyese mund të çojnë në zhvillimin e problemeve shëndetësore

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.