MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa shpesh dhe deri kur duhet ushqyer foshnja me gji?

27.08.2023 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa shpesh dhe deri kur duhet ushqyer foshnja me gji?

Mjeku: Të ushqehet sa më shpejt të jetë e mundur pas lindjes. Brenda orës së parë në mënyrë të detyrueshme. Nëse bebi apo nëna paraqesin problematikë, do të spostohet ushqyerja me gji. Por ushqyerja me gji për një nënë normale, beb normal, duhet bërë sa më parë të jetë e mundur.

Nëse bebin, pa ia prerë dhe kordonin e çon në barkun e nënës dhe e lë në kontakt me gjirin, ai do të kapë gjirin sepse është një refleks i lindur dhe i pakushtëzuar.

Ushqyerja në 6 muajt e parë është e padiskutueshme, por nëse nëna është gati, mund të vazhdojë sa më gjatë të jetë e mundur deri në 2 vjeç. Pas 6 muajsh janë ushqimet plotësuese që plotësojnë kërkesat e fëmijës më shumë sesa qumështi i gjirit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.