MENU
klinika

Escobar takim në M. e Veriut

“SHBA zgjedh partnerë ata që janë të përkushtuar…”

26.08.2023 - 13:16

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ditën e djeshme ka zhvilluar një takim në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës Escobar foli për ku për politikat e brendshme të Maqedonisë por edhe për politikën që ndjek SHBA kundrejt rajonit të Ballkanit.

“Doja ta bëja të qartë se SHBA-ja zgjedh si partnerë në Ballkan ata që e afrojnë rajonin me Europën, ata që tregojnë përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit. Kjo është pritshmëria jonë.

Ajo që po ndodh tani, me mundësitë që janë paraqitur, për avancimin e statusit kandidat të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Euvropian, është pjesë e këtij procesi. Unë nuk po kërkoj që njerëzit të mbështesin Qeverinë.

Unë i kërkoj popullit – ju lutemi punoni me ne, për të mbështetur rrugën europiane, sepse do të na sjellë dobi edhe neve”, tha Escobar për mediumin 360° në Maqedoninë e Veriut.

Escobar foli edhe për edhe rolin e shteteve fqinje ku preku çështjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Dhe ka bërë shumë, kjo qeveri ka bërë shumë. Pra – po, unë gjithmonë kam një arsye për të qenë në Shkup, por duhet të them se pjesë e saj është se ne jemi shumë të kënaqur që procesi është i hapur.

Sepse, si partner, Maqedonia e Veriut na ka ndihmuar për Afganistanin, për NATO-n, për Rusinë, për Ukrainën, madje na ka ndihmuar të krijojmë kushte për marrëveshjen historike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ne e vlerësojmë partneritetin tuaj në NATO dhe kemi nevojë për ju. Amerika gjithashtu ka nevojë për ju në Bashkimin Europian,” u shpreh emisari i SHBA-ve.